VIDEO/ ”Rruga e Komanit kat@strofë”, Massafra thirrje qeverisë Rama: Jeta e mijëra banorë dhe e turistëve është në rr@zik

Arqipeshkvi i Shkodrës, Imzot Angelo Massafra ka reaguar për një problem që qytetarët e kanë ngritur prej kohësh. Për të rruga e Komanit nga Vau i Dejës deri në digën e hidrocentralit është krejtësisht e amortizuar.

”Rruga për Koman është katastrofike dhe është e pasigurtë për jetën e vendasve dhe është shumë e rrezikshme edhe për shëndetin e punëtorëve të hidrocentralit. Mijëra turistë çdo ditë kalojnë atë rrugë për të shkuar në Fierzë, në Valbonë dhe në Lumin Shalës dhe jo vetem turistët por edhe banorët e zonës. Sa vuajtje, sa kohë e humbur, sa makina që prishen, sa probleme për shëndetin dhe shtyllën kurrizore të njerëzve”.

Imzot Massafra kërkon nga Qeveria të miratojë sa më parë fondet për rikonstruksionin e rrugës, që i shërben 10 mijë banorëve në veri të vendit dhe qindra e mijëra turistëve që vizitojnë Lumin e Shalës, Fierzën e Valbonën.

”Ata mijëra turistë të huaj dhe nga Shqiperia, në rrjetet sociale, flasin mirë për natyrën e mrekullueshme që na ka falur Zoti, por shumë prej tyre flasin shumë keq për rrugët dhe për pastrimin e liqenit, duke bërë kështu propagandë të kundërt”, tha më tej.

SHKARKO APP