VIDEO/ Rrushaj: 7 vjet premtime të pambajtura, dhe përsëri Edi Rama vazhdon të bëjë të tjera
Drejtori i fushatës së Partisë Demokratike, Alfred Rrushaj publikon në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Twitter”, një video ku shfaqet kryeministri Edi Rama me deklaratat e tij pompoze, por asnjëherë të bëra realitet i prekshëm për shqiptarët.
Në komentin e tij të shkurtër bashkëngjitur videos në fjalë, Rrushaj i referohet deklaratave të sotme të bëra nga kreu i Qeverisë.
“7 vjet premtime të pambajtura, dhe përsëri vazhdon të bëjë të tjera”, shprehet drejtori i fushatës së Partisë Demokrati, Alfred Rrushaj.
7 vjet premtime të pambajtura, dhe përsëri vazhdon të bëjë të tjera. pic.twitter.com/J70ZUE6rpv
— Alfred Rushaj (@AlfredRushaj) September 23, 2020