VIDEO/ Sherr mes të rinjve në afërsi të Lezhës, i dëmtuari dërgohet në spital me fraktura në trup
Aktualitet E Shtunë, 4 Prill 2020 20:52
Një sherr mes disa të rinjsh ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të qytetit të Lezhes.
Për pasojë, njëri ka mbetur i dëmtuar dhe është dërguar në gjendje të rëndë ne Spitalin Rajonal të Lezhës.
Burime bëjnë me dije se policia ka shoqëruar një person në polici.
I dëmtuari ka fraktura të shumta në trup dhe dyshohet të jenë përdorur mjete të forta në sherr.
/ Balkanweb