VIDEO/ Shkopinj, grushte e sharje pas thirrjeve “Enver Hoxha”, momentet e sherrit tek Varrezat e Dëshmorëve

Ndonëse komunistët nuk i kanë kursyer asnjë “5 Maj” “provokimet” me foton e Enver Hoxhës tek Varrezat e Dëshmorëve, situata sot ka degjenderuar në sherr.

Më të shumtë në numër, me foto më të mëdha e banderola siç duket edhe në videon e siguruar nga News 24 dhe BalkanWeb, komunistët kanë nisur të brohorasin emrin e ish-diktatorit: “Enver Hoxha”, “Enver Hoxha” pak pasi krerët e shtetit kishin nderuar dëshmorët me kurora me lule.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

Thirrjet e tyre duket se kanë shqetësuar disa persona aty pranë dhe situata ka precipituar. Ka pasur përplasje fizike, sharje e dhunë, derisa janë shfaqur edhe forcat e policisë për të qetësuar situatën.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?