Video shokuese e aksidentit në Tiranë: Nëna shpëton fëmijët, plagoset vetë
KUJDES: PAMJE SHQETESUESE
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth mesditës në kryeqytet. Një kalimtare, rreth 37 vjeç, është plagosur rëndë, në një aksident.
Gruaja, së bashku me dy fëmijët, ka qenë duke kaluar rrugën “Asim Vokshi, kur është përplasur nga një automjet. Për të shpëtuar fëmijët, ajo i ka shtyrë dhe i ka dalë makinës para.
Automjeti i ka kaluar sipër gruas, ndërsa kalimtarët e tjerë që kanë parë skenën janë tmerruar. Pas aksidentit drejtuesi i makinës nuk ka qëndruar, por është larguar me shpejtësi. Kanë qenë kalimtarët e tjerë ata që i kanë dhënë ndihmën e parë gruas, gjendja shëndetësore e të cilës është e rëndë.
Ndërkohë policia ka nisur kërkimet për të arrestuar drejtuesin e makinës, që shkaktoi aksidentin.
KOHA JONË SONDAZH

