VIDEO/ Situata e zjarreve, ministri Vengu: Vazhdojnë ndërhyrjet në qarqet Vlorë, Dibër e Korçë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri me dije të dhënat e përditësuara lidhur me situatën e zjarreve në të gjitha qarqet e vendit. Sipas tij në 24 orët e fundit, strukturat e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura janë angazhuar për përballimin e zjarreve në pyje dhe kullota.

”Ndërhyrjet janë fokusuar në qarqet Vlorë, Dibër dhe Korçë, ku rreziku mbetet i lartë”, ndërsa bëri thirrje për kujdes maksimal dhe ndalim të zjarrvënieve në natyrë. Në një postim në rrjetet sociale, ministri Vengu njoftoi se në qarkun Dibër janë angazhuar 64 forca dhe 7 mjete për shuarjen e zjarreve. Në qarkun Korçë janë angazhuar për shuarjen e zjarreve 25 forca dhe 2 mjete, ndërsa në Vlorë janë përfshirë 59 forca, 3 mjete, 6 zjarrfikëse, 2 autoambulanca dhe 1 helikopter i FA.

Gjithashtu ndau edhe të dhënat lidhur me zjarret e shuara në disa qarqe si më poshtë: Qarku Pogradec; Qarku Gjirokastër; Fshati Duraj, Njësia Administrative Luftinije, bashkia Memaliaj; Qarku Shkodër, fshati Barbullush, Njësia Administrative Bushat, bashkia Vau i Dejës; Qarku Berat, fshati Zgërbonjë, Njësia Administrative Vërtop, bashkia Poliçan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?