VIDEO skandal/ Drejtori i AMP Vlorë dhe zyrtarët ngacmojnë turistet në Sarandë
Në një kohë që qeveria flet me të madhe për turistët dhe Shqipërinë turistike, avokati Arben Llangozi ka publikuar një video sipas të cilit, drejtori i AMP-së në Vlorë, Genci Kolgjini përdor fjalë të pahijshme në drejtim të dy turisteve. ”Ministria e Brendshme dhe AMP qendrore nuk mund të heshtin. Heshtja këtu është mbulim. Justifikimi është bashkëfajësi. Turistet nuk janë objekt komentesh seksuale. Gratë nuk janë objekt talljeje. Saranda nuk është vend ku zyrtarët dhe punonjësit e shtetit mund të sillen me fjalor rrugësh dhe të fshihen pas postit”,-shkruan Llangozi.
Denoncimi:
Kjo është “Policia që duam”? Në mes të sezonit turistik, në Sarandë, një video-skandal ekspozon një sjellje të turpshme institucionale: drejtori i AMP Vlorë, Genci Kolgjini, dëgjohet duke përdorur shprehjen poshtëruese ndaj turisteve: “ato të kënaqin”.
Por skandali nuk ndalet vetëm te drejtori. Në të njëjtën situatë, edhe punonjës të tjerë të pranishëm shfaqen të përfshirë në të njëjtën klimë sjelljeje vulgare, tallëse dhe ngacmuese ndaj turisteve. Kjo është gjuhë seksiste dhe ngacmim seksual ndaj grave që thjesht kalojnë në rrugë. AMP, institucioni që duhet të kontrollojë etikën e Policisë, del vetë në video si shembull i arrogancës, vulgaritetit dhe papërgjegjshmërisë.
Pra, kush i kontrollon kontrollorët? Ministria e Brendshme dhe AMP qendrore nuk mund të heshtin. Heshtja këtu është mbulim. Justifikimi është bashkëfajësi. Turistet nuk janë objekt komentesh seksuale. Gratë nuk janë objekt talljeje.Saranda nuk është vend ku zyrtarët dhe punonjësit e shtetit mund të sillen me fjalor rrugësh dhe të fshihen pas postit.
Genci Kolgjini dhe punonjësit e tjerë të përfshirë duhet të japin shpjegime publike dhe të mbajnë përgjegjësi për këtë video-skandal.Kjo nuk është “Policia që duam”. Kjo është fytyra e turpit të policise. Skenë tipike si ato të viteve ’90, kur disa adoleshentë rrinin qosheve të rrugës dhe kujtonin se ngacmimi i vajzave ishte trimëri, humor apo “burrëri”. I njëjti mentalitet i vjetër, i ulët dhe provincial: fjalor vulgar, tallje, fishkëllima, komente pas shpine dhe zero respekt për gratë. Një sjellje që nuk tregon forcë, por mungesë edukate, mungesë qytetarie dhe mendësi të mbetur në rrugët e errëta të një kohe që duhet të kishte marrë fund prej dekadash.
KOHA JONË SONDAZH

