VIDEO skandali, dh*në dhe akuza mes princ Lekës dhe Elia Zaharias, aktorja: Ti i ke gju*jtur babit tim, ke mashtruar Shtetin

Një video e filmuar nga Princ Leka tregon sulmin sipas tij nga Elia Zaharia, me të cilën është në proces divorci. Ajo hedh një sërë akuzash, teksa Princ Leka filmon. “Ke prekur me dorë babin tim që të ka mbajtur me bukë. I ke gjuajtur babit që është 70 vjeç. I ke gjuajtur babit tim, do të çoj në gjyq ty mos bëj viktimën. Të rrahësh ti babain tim. Ti s’ke shkoll, ke vetëm katër klasë shkollë. T’i ke falsifikuar provat, i ke thënë shtetit shqiptar që je i shkolluar”,-dëgjohet të thotë Elia.

Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmon shenjat e dhunës në trupin e Elia Zaharias. Shenjat janë konstatuar në dorë dhe krah. Princ Leka që pas ndarjes nga Elia Zaharia dhe lidhja e re me fotografen është në qendër të medias. Pasditen e 5 marsit, princ Leka akuzon se është dhunuar nga Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia.

Leka shkoi për të takuar vajzën, e cila jeton në oborrin Mbretëror me mamanë e saj, por aty është përballur fillimisht me ofendimet e ish-vjehrrit dhe më pas me dhunë fizike ndaj tij. Nën kërcënimin verbal dhe fizik, princ Leka është detyruar të largohet nga oborri mbretëror për të shmangur këtë moment të pakëndshëm që po ndodhte në sy të vajzes së tij 3-vjeçare.

Pas kësaj përplasje fizike, Leka ka shkuar në komisariat ku ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje. Princi është paraqitur edhe në ambientet e spitalit ”Nënë Tereza” për të marrë ndihmën mjekësore shoqëruar dhe me kartën përkatëse. Pritet seanca gjyqësore për të marr një vendim në lidhje me këtë çështje.

Kurse në dëshminë e tij para policëve, ish-vjehrri Gjergji Zaharia shprehet se “ai është i moshuar dhe nuk qëndron dot në këmbë, kështu nuk ka mundësi që të dhunojë Princin e cili është 2 metra i gjatë”. Ai e akuzon Lekën se e ka dhunuar dhe e ka fyer me fjalë të rënda.

“Princi ishte i dhunshëm ndaj meje dhe më ka folur me një gjuhë të ashpër. Nuk e kam dhunuar, vetëm jam mbrojtur. Unë jam 70 e ca kusur vjeç dhe nuk qëndroj dot në këmbët e mia, jo më të godas me shkelma princin që është 2 metra i gjatë”, u shpreh Gjergj Zaharia.

SHKARKO APP