VIDEO/ Trafik droge me avionë, ja emrat e 7 shqiptarëve të arrestuar sot
Pas aksionit të tre vite më parë, duke iu referuar hetuesve, mediat italiane raportonin se: grupi i goditur nga operacioni në fjalë importonte në Itali nga Shqipëria sasi të mëdha drogash të tipit marijuanë, të cilat ishin të destinuara për tregun italian.
Hetimet u koordinuan nga Drejtoria Rajonale e Antimafias së Bolonjës dhe Prokuroria e Riminit; në kuadër të tyre u sekuestruan edhe 3 kuintalë e gjysmë hashash.
Në operacionin e sotëm të policisë italiane janë vënë dy vëllezërit e Vilson Lamaj, kreut të kësaj organziate trafikantësh, Artjon e Kleo Lamaj si dhe tre kushërinjt e tyre Elizer Ahmetaj , Xhesian Ahmetaj e Arshi Ahmetaj.
Lëndët narkotike transportoheshin drejt vendit fqinj, mes të tjerash edhe me avion, nga zona e Pishporos në Vlorë, e kishin për destinacion të gjithë rivierën e Romanjës.
KOHA JONË SONDAZH

