VIDEO/ Trafikonin dy vajza për ti bërë prostituta në Itali, 3 të arrestuar në Durrës. Ja emrat
Tre persona janë vënë në pranga pasi u kapën në flagrancë duke trafikuar dy vajza adoleshente për në Itali, ku më pas do ti shfrytëzonin si prostituta.
Operacioni i koduar “Black Hats” është bërë në Durrës. Ata i trafikonin dhe shfrytëzonin femra për prostitucion kundrejt pagesës 100-300 €.
Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, pas një hetimore 2-mujore me metoda speciale kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Black Hats”, duke parandaluar trafikimin e dy vajzave drejt Italisë.
Pas një pune hetimore të specializuar dhe të mirëorganizuar kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Fitim Dumani 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale” Trafikimi I personave të rritur”;
Reinaldo Greca 28 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale” Trafikimi I personave të rritur”;
Denis Shaba 28 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale” Shfrytëzim prostitucioni”.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi: Nga veprimet hetimore të kryera për rreth 2 muaj u dokumentua me prova ligjore se shtetasi Denis Shaba gjente dhe shfrytëzonte me qëllim prostitucioni femra, ndërsa Fitim Dumani dhe Reinaldo Greca kishin si qëllim trafikimin e tyre në shtetet fqinjë.
Aktiviteti kriminal kryhej zakonisht në Zonën e Plazhit, ku shtetasit e mësipërm në rolin e ndërmjetësve dhe tutorëve gjenin klientët, kundrejt pagesës 100- 300 €.
Në sajë të një vëzhgimi të pandërprerë dhe profesional naga ana e Specialistëve për Hetimin e Trafiqeve është bërë e mundur parandalimi I trafikimit të dy femrave drejt Italisë.
Specialistët kanë ndërhyrë dhe kanë kapur në flagrancë Fitim Dumani dhe Reinaldo Greca, në PKK Durrës, në momentin për tu larguar për në Itali, për të trafikuar dy femra me iniciale K. B., 18 vjeçe dhe K. L., 19 vjeçe.
Dy vajzat janë viktima të trafikut dhe janë akomoduar në një qendër sociale.
Po hetohet për zbulimin dhe dokumentimin e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal dhe personave të përfshirë në këtë veprimtari që I prisnin viktimat në shtetin fqinj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprat penale: Shfrytëzim prostitucioni” në ngarkim të Denis Shaba dhe ‘trafikimi i personave të rritur’ në bashkëpunim në ngarkim të Fitim Dumani dhe Reinaldo Greca.

