Video tronditëse/ Nëna shtypet nga makina duke mbrojtur dy fëmijët e saj
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=vh4VxFz2Dlo&feature=player_embedded” width=”560″ height=”315″]
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth mesditës në kryeqytet. Një kalimtare, rreth 37 vjeç, është plagosur rëndë, në një aksident. Gruaja, së bashku me dy fëmijët, ka qenë duke kaluar rrugën “Asim Vokshi, kur është plasur nga një automjet.
Për të shpëtuar fëmijët, ajo i ka shtyrë dhe i ka dalë makinës para. Automjeti i ka kaluar sipër gruas, ndërsa kalimtarët e tjerë që kanë parë skenën janë tmerruar.
Pas aksidentit drejtuesi i makinës nuk ka qëndruar, por është larguar me shpejtësi. Kanë qenë kalimtarët e tjerë ata që i kanë dhënë ndihmën e parë gruas, gjendja shëndetësore e të cilës është e rëndë.
Pak orë pas ngjarjes policia arriti të kapte drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin. Ai është 20-vjeçari Andrea Memollari. Pas aksidentit i riu u largua nga vendi i ngjarjes me shpejtësi.



KOHA JONË SONDAZH

