VIDEO/ Turistet nga Irani dalin në protestë, Rama: Kanë ardhur të pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë në shesh
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj pranisë së disa protestuesve iranianë në protestë. Teksa ka shpërndarë një video, Rama shkruan se mes pjesëmarrësve në protestë ka edhe ”turistë të shtirur”, që kanë ardhur të pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë në shesh.
”Dëgjojeni deri në fund kush ka ardhur “turist” për të shpëtuar Shqipërinë. Me një llaf s’kemi në bulevard vetëm patriotë të shtirur, aktivistë të shtirur, besimtarë të shtirur e deri diasporë të shtirur, po kemi edhe turistë të shtirur që kanë ardhur të lëpijnë dhe pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë të protestës”,-shkruan Rama.
Rama i ka mëshuar faktit se protestat në Tiranë, që morën indicie nga investimi prej 4 miliardë dollarësh i planifikuar për në Zvërnec, janë nën influencën e propagandave të huaja, kryesisht nga Irani, Serbia e Greqia.
KOHA JONË SONDAZH

