VIDEO/ U vra dje në Milot, Klisman Preçi ka qenë pre e një atentati dy muaj më parë

Klisman Preçi është i riu që u vra mbrëmjen e kaluar në një atentat me armë zjarri në Milot pasi iu bë atentat bashkë me 46-vjeçarin Ylli Brahimi, i cili mbeti i plagosur rëndë.

Por vetëm 2 muaj më parë Preçi bashkë me kushëririn e tij Blerim Preçi i shpëtuan një atentati teksa udhëtonin me një Benz ML dhe u qëlluan nga një “Audi” e zezë.

I tronditur ecën në mes të rrugës, i riu që i mbijetoi sulmit në Lezhë:  A kam plumb në kokë?

Autorët që ishin në një makinë në lëvizje, që sipas dëshmive ishte tip “Audi” ngjyrë e zezë, kanë qëlluar me automatik mbi makinën që drejtohej nga 28-vjeçari Blerim Preçi. Në mjet ishte dhe Klisman Preçi.

Në pamje dëgjohet teksa qytetari i sugjeron një prej djemve, që duket dhe i gjakosur në trup, që të ikë te lokali afër rrugë, pasi është njoftuar policia. Ndërkohë i riu pyet qytetarin nëse është plagosur apo jo në kokë, ndërkohë që ky i fundit e qetëson se jo.

SHKARKO APP