VIDEO/ Vlonjati kapet në Lushnjë me 43 kg kanabis në bagazhin e makinës 44 Lexime
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:
-Arben Begaj, 32 vjeç, banues në fshatin Cerkovinë, Vlorë.
Në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Savrës”, Lushnje, gjatë natës së mbrëmshme, nga kontrolli që iu bë mjetit tip “Volksëagen” me targa AA 488 HL, që drejtohej nga Begaj, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 43 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo sasi lënde e dyshuar narkotike ishte e destinuar për t’u trafikuar jashtë vendit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafik të lëndëve narkotike” i mbetur në tentativë.

