VIDEO/ Vodhi një fuoristradë, por u përplas me një supermarket

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=9HabnZNu9H8″ width=”560″ height=”315″]

Quhet Dorian Tufa. I riu vodhi një makinë Mitsubishi furoristradë dhe në përpjekje për tu larguar përplasi një makinë policie dhe më pas mbeti në hyrje të një supermarketi. Dëshmitarët thanë se pamjet ishin si në filma. Ngjarja ka ndodhur te kryqëzimi i “Komunës së Parisit”, në Tiranë. Ne fund u ndalua nga policia.

dorian-tufaaa

makina1

Policia ka zbardhur ngjarjen e shënuar mbrëmjen e së hënës kur një 35-vjecar grabiti një automjet dhe më pas tentoi t’i ikte ndjekjes së policisë. Ngjarja nis rreth orës 20:15, në rrugën e “Kavajës” kur mjeti tip “Hyndai”, në pronësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, është konstatuar duke lëvizur me shpejtësi të lartë nga një patrullë policie. Patrulla është vënë menjëherë në ndjekje të kësaj mamine. Mjeti ka ndryshuar korsinë e lëvizjes dhe nga shpejtësia tej normave ka humbur kontrollin duke përplasur 4 mjete të tjera, ndër to edhe mjetin e policisë që po e ndiqte.

Humbja e kontrollit ka bërë që ky mjet të përplaset me murin e një supermarketi dhe për pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi B. H, 62 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po i jepet ndihma në QSUT. Më pas drejtuesi i mjetit ka dale nga makina duke u larguar me vrap.

Ky automjet dyshohet të jetë vjedhur me thyerje (pasi është konstatuar xhami anësor i thyer) rreth 20 minuta përpara ngjarjes. Përdoruesi i autorizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, shtetasi Sh. Ç. ishte paraqitur ne Komisariatin Nr. 6 për të bërë kallëzim për mjetin e  vjedhur.

Menjëherë shërbimet policore kanë arritur të identifikojnë dhe më pas shoqerojnë shtetasin Dritan  Tufa, 35 vjeç, si autor i dyshuar i ngjarjes.

SHKARKO APP