VIDEO/ Zjarr në landfillin e Sharrës në Tiranë

Kryeqyteti i vendit, Tirana, është gdhirë sot nën tymin toksik të landfillit të Sharrës, ku kishte rënë zjarr dhe që ka vazhduar disa orë, deri afër mesditës.

Lajmi bëhet i ditur nga zjarrfikësit e Tiranës, të cilët njoftuan në 11:30 se Tirana “shpëtoi nga tymi tejet i dëmshëm i zjarrit që ra sot në orët e para të mëngjesit në landfildin e Sharrës. Dhe kjo falë ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfiksave , të cilët kaluan një 24 orësh plot me zjarre dhe pa pushim.”

Zjarret ndërkohë vazhdojnë në periferitë e Tiranës, në malin e Dajtit, pranë Teleferikut, Repartit të Gardës, Antenave etj dhe ku vazhdohet të punohet për t’i izoluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?