VIDEO/ Zv/kryeministrja Mesi ngatërron dëshmorët me heronjtë e përrallave arabe
Pothuajse në të gjithë qytetet e Shqipërisë u zhvilluan sot homazhe në nder të dëshmorëve të rënë për çlirimin e atdheut.
Në Shkodër ishte e pranishme, zv/kryeministrja Senida Mesi, e cila gjatë fjalës së saj ka bërë një gafë.
Teksa fliste gjatë homazheve Mesi kujtoi kohë nga fëmijëria:
“Në shtëpinë time të vjetër, kur kam qenë fëmijë kam lexuar librin “1001 yje” që flet për dëshmorët”- tha ajo.
Por në fakt libri i cili flet për jetën e dëshmorëve shqiptarë të rënë në Luftën e Dytë Botërore, titullohet “Yjet e pashuar” i Resul Bedos.
Dhe përveç se titullin, zv/kryeministrja duket se ka ngatërruar edhe librin pasi libri i vërtetë quhet “1001 net” që flet për përralla arabe.

/News 24-BW
KOHA JONË SONDAZH

