Videoja ku dëshmitari rrëfen porosinë e vrasjes së Doshit,filmuar nga vetë Toma. Ja transkripti i plotë

Deputeti Tom Doshi ka publikuar mbrëmjen e sotme një video prej 8:30 minutash. Në video shfaqet deshmitari Durim Bani, i cili flet për porosinë që ka marrë për vrasjen e Doshit.  Për të parë videon kikoni KETU

Deputeti Doshi shprehet se videoja përmban të vërteta të frikshme. "Po ju paraqes nje video me te verteta te frikshme per realitetin shqiptar. Nje video qe do tregoj kush na udheheq dhe sa te sigurte e kemi jeten. Nje video qe do nxjerr lakuriq deklaratat e deritanishme te shtetit.  Prita deri sot reagimin e te gjithe institucioneve. I lejuam porositesit te vrasjes te tregonin edhe njehere sa frike kane nga e verteta. Manipuluan deshmitarin, fshehen te verteten, akuzuan njerez pa asnje lidhje me vrasjen.Nxirreni vete perfundimin se kush thote te verteten", shprehet deputeti Doshi në postimin e tij në FB.

Skenari i vrasjes, Tom Doshi publikon videon me rrëfimin e vrasësit të penduar. Ja transkripti

Deputeti Tom Doshi bën publike në facebook një video 8 minutëshe.  Në video një djalë, rrëfen skenarin si ishte planifikuar vrasja se deputetit dhe sa do paguhej

Videoja ështe 8 minuta dhe pamjet regjistrohen në një dhomë.

Kamera është vendosur përballë rrëfyesit, që mendohet se është Durim Bami, vrasësi i penduar, i cili sipas deputetit ka shkuar dhe ka rrëfyer tek vetë ky i fundit mbi çfarë ishte porositur.

Në krah të tij, ulur në kolltukun në krah të djathtë të djalit, është Tom Doshi. Vete deputeti nuk shfaqet pothuajse në asnjë moment, vetëm degjohet zëri i tij, biseda. Vetëm në një moment duket silueta e deputetit kur ai ndryshon pozicion.

 Tom Doshi e shoqeron videon me kete postim

“Po ju paraqes nje video me te verteta te frikshme per realitetin shqiptar.

Nje video qe do tregoj kush na udheheq dhe sa te sigurte e kemi jeten.

Nje video qe do nxjerr lakuriq deklaratat e deritanishme te shtetit.

Prita deri sot reagimin e te gjithe institucioneve .

I lejuam porositesit te vrasjes te tregonin edhe njehere sa frike kane nga e verteta. Manipuluan deshmitarin, fshehen te verteten, akuzuan njerez pa asnje lidhje me vrasjen.”

Në video djali thotë se porositësi i eliminimit ishte Ilir Meta, dhe se shkaku kishte të bënte me një video. Fillimisht i është ofruar 200 mijë euro por pas refuzimit ai thotë se i është ofruar 500 mijë euro.

Djali tregon sesi kishte dështuar skenari për vrasjen e Tom Doshit më 12 qershor, kur ky i fundit kishte qenë tek “Dy Kullat” në Tiranë.  Motori ishte  blerë në  Paskuqan, ndërsa C4 në Shkodër. Ata kishin qenë 5 vetë që e kishin ndjekur.

Një person të cilin djali e quan Toni ka kërkuar ta shpërthejë por nuk ka pranuar pasi deputeti kishte qenë në atë  moment në shoqërinë e 7-8 personave të tjerë.

Transkriptimi  i bisedes ne videon 8 minuteshe

Dëshmitari që flet degjohet me vështirësi dhe redaksia jone eshte munduar te transkriptoje pjese te kesaj bisede.  Aty ku biseda nuk kuptohet eshte bere me shenjen ….. nga gazetari yne

Djali: Më erdhi Toni, më mori në telefon.. Po ta them siç ka nisur

Tom Doshi: Dua të jem i qetë me veten dhe me Zotin,

Djali: Do të themi për Tomën, kanë hedhe lekë për me e mbaru.

Tom Doshi: Çdo të thotë për ta mbaruar?

Djali: Për ta mbaruar.. me vra Tomën. Më tha më gjej rob (njeri) ta bëjë. Ai përderisa erdhi tek unë i binte që unë do ia mbaroja, më kupton. Janë hedhur 500 mijë euro. Ke 500 mijë euro më tha. Po deshte me më lanë gja mu, më len, po nuk deshe, s’ka problem. Të mbarohet puna

Tom Doshi:… Kur e keni nisur këtë punë?

Djali: 4 muaj që kena filluar këtë, 5 muaj tani,

Tom Doshi: Qysh në maj?

Djali: S’e mbaj mend fiks por maj ka qenë

Djali: … Si fillim vuri 200. Unë e anullova… Cfarë  po bën se kjo është një punë e rëndësishme, nuk është e parëndësishme. Ata vranë Azem Hajdarin dhe ngelën të gjithë në burg. U vranë u sakatuan.

Tom Doshi: Cfarë thanë kur i the ashtu?

 Djali: Nuk është problem puna e tij, tha o burrë. kena mbrojtje, ka dorë shteti këtu.

Djali… Kush ka dore ta di kush ka na mbron … Llafi i Ilirit në këtë  mes … Ilir Meta…. kështu që ne e kemi rrugën e hapur  per cdo gje…. Në rregull por problemi është se një gjë vogël të dalë ne marrim fund krejt a kupton. Jo s’ke asnjë problem. Ke për të parë ti po u bë kjo punë.

Tom Doshi: E si ka qenë puna? Ti më the se më keni ndjekur, më keni ruajtur.

Djali: Po po të kemi ndjekur, te Sheratoni, te dy Kullat.. Kena vunë motorin te dy Kullat, anës makinës tënde, pothuajse te dera e prapme

Tom Doshi: 12 qershor the?

Djali: Po në qershor

Tom Doshi: Si ishte puna e motorit?

Djali: Motorin e lame aty ..(e nderpret Tom Doshi)

Tom Doshi: Jo Jam kurioz të di si e organizut? Ku e morët tritolin, motorin?

Djali: Motorin e vodhëm vetë

Tom Doshi: Ku e keni vjedhë?

Djali: Në Paskuqan, një papaq si ata që shesin pica

Tom Doshi: Si vazhduat më pas. E montuat te servisi i Tonit… (nuk degjohet mire)

Djali: E montuam te servisi i Tonit. E bamë gati, e montuam. Ia dhamë një çuni të vogël ta vinte te makian jote kur ishte te dy Kullat.

Tom Doshi: Po ti ku ishe në këtë kohë?

Djali: Unë isha në makinë me Tonin

Djalit i bie telefoni dhe e nxjerr nga xhepi  dhe e ndërpret bisedën

Tom Doshi: Lene telefonin

Tom Doshi: Si funksiononte, puna  e dinamitit?

Djali … (shenim i gazetarit:nuk kuptohet mire)… C 4

Tom Doshi: Kush e siguroi telefonin? Më the e ke marrë në Shkodër

Djali: Po në Shkodër…Na i dha lekët Toni

Tom Doshi: E bletë në Shkodër, ku e bletë?

Djali: Ia morëm njërit, s’e di, pat qenë brenda (shenim i gazetarit: e ka fjalën për në burg) për disa kohë. S’ia mbaj mend emrin

Tom Doshi : Po si ishin ata dy fijet?

Djali: Dy fijet e telefonit u lidhën me dy fijet e kapsollit … ban masë e shpërthen kur i bie numrit

Tom Doshi: Atë natë ti po bashe xhiro, telefonin kush e kishte që do i binte telefonit që të shpërthente?

Djali: E kishte një djalë i vogël që po priste atë tjetrin që çoi motorin

Tom Doshi: Sa vetë ishit?

  Djali:5 vetë, ata që cuan motorin, Toni , djali i xhajës i Tonit

Tom Doshi: Po ky cuni i xhajes i Tonit çfarë roli kishte?

Djali: Ai të ruante ty

Tom Doshi: Po kur dola une, isha me kallabllek (shume njerëz)

Djali: Ti ishe me shumë veta. Toni tha plase. Ti ishe me  7-8 vetë

Tom Doshi: Si tha plase? E  cfare i the

Djali: Jo cfare je tu thanë si me vra 10 vetë

Tom Doshi: Po më pas çfarë më the dhe për një deputet tjetër

Djali: Për Mhillin, Mhill Fufin. Edhe për atë më tha është porosi e Ilirit

Tom Doshi: Po për mua çfarë kishte Iliri sipas Tonit.

Djali… Për punën e një video që ka të bëjë me Ilirin..Fiks nuk e kam fiksuar sepse nuk më interesonte kjo pjesë, por për punën e videos

Tom Doshi: Po ti i more ndonjë lekë

Djali: I mora 20 mijë euro

Tom Doshi: Për cfarë i more

Djali: I mora për të ecur…. (Nderpritet videoja)

 

SHKARKO APP