VIDEO/Ja si u arrestua shoferi i “X6” dje në Tiranë
Policia e Shtetit ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur dje në rrugën “Sami Frashëri”, ku një drejtuesi i një makine “BMW X6” nuk ju bind urdherit për të ndaluar dhe u përplas me murin rrethues te nje banesje.

Ne foto Bektash Muka
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e policisë “Shqiponjat” i kanë bërë me shenjë për të ndaluar mjetit me targa AA 858 NS por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhërit të policisë dhe ka vazhduar rrugën me shpejtësi ku për pasojë mjeti me të dhënat e mësipërme në rrugën “Prokop Mima” është përplasur me një mur rrethues të një banese ju informojme se:
Pas ndjekies nga policia është bërë kapja dhe arrestimi i shtetasëve të më poshtëm të cilët edhe pas përplasjes së automjetit me murin rrethues tentuan të largiheshin me vrap.
Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit :
• Bektash Muka,25 vjec , banues në Tiranë,
• Valmir Fazliu, 27 vjec, banues në Kosovë, dhe
• Vilson Laçi, 24 vjec, banues në Kukës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet (në një çantë dore ) u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e markës “Glock” dhe një krehër me 11 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë për veprat penale të parashikuara nga Nenet 278, 242, 150 për shtetasin B.Muka dhe nenet 300 e 242 për (V.Laçi dhe V.Fazliu) të Kodit Penal.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=qMZ_HNmd7H0″ width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

