Videoja tronditëse/ I urinuan mbi kokë shokut se u ngacmoi motrën

Videoja, e cila ngjalli jo pak debate në rrjetet sociale për përmbajtjen që kishte, ku dukeshin dy të rinj duke i urinuar në kokë shokut të tyre dhe duke e filmuar është rikthyer sërish në vëmendje.

Por pas shumë ditësh, kur çështjen e ka marrë në dorë policia, blogerit Olti Curri dikush i jep disa të dhëna për shkakun e gjestit të dënueshëm.

Një grup djemsh në një gjimnaz në Mullet kanë bërë një veprim të rëndë ndaj shokut të tyre. Pas një zënke ata kanë menduar të hakmerren, njëri prej tyre i bën atij urinën në kokë, ndërsa të tjerët qeshin. Në videon duket qartë dhuna e rëndë fizike dhe psikologjike ndaj adoleshentit.

“Një nga djemtë e videos ku ai dhe disa të tjerë dhunojnë dhe urinojnë mbi kokën e një djali tjetër, flet me një mikeshë të faqes për atë ngjarje. Tregoi se: Ai na kishte ngacmuar motrën”

“Prsh Olti! Të kujtohet videoja që bëri bujë para pak kohësh (djemtë që e poshtëruan atë djalin) Pata komentuar në atë video duke mbrojtur viktimën dhe kundërshtuar dhunën, dhe një nga personat e videos, më shkruajti dhe më shpjegoi si dhe pse kishte ndodhur. Tani viktima, kur e di se me kë kishte të bëjë?? Dhe kur e di sa e shtrenjtë është motra, femra në familjet shqiptare, përse i ngacmo?? Askush nuk duhet të cënohet në familje, dhe kur do e kuptojnë ca djem që motra e tjetrit nuk ngacmohet, se pasojat mund të jenë fatale. (Jam kundra atij gjesti dhe dhunës, thjesht fenomenit, djem boll ngacmuat vajzat. Kur një femër se njeh dhe të thotë jo, lëreni të qetë, ka femra sa te duash)”, i shkruajnë Olti Currit.

SHKARKO APP