VIDEOLAJM/Letrat e pasurisë për dy “të fortët”. Trafik qëniesh, drogë dhe atentate
Plarent Dervishaj dhe Suel Çela, duhet të vetëdeklarojnë pasurinë Përgatiti: Redjon Shtylla Në ditën e katër të punës në terren, efektivët e Operacionit Forca e Ligjit, i kanë dërguar kërkesën me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, Plarent Dervishajt e Suel Çelës, të cilët kanë 48 orë për ta plotësuar dhe dorëzuar.
Sipas zëdhënëses së OFL-së, Dervishi me banim në Durrës rezulton në hetim në Gjermani për veprën penale “trafik i qenieve njerëzore”. Ndërkohë Çela me banim në Elbasan, rezulton i dënuar në Itali për “trafikim narkotikësh”. Drejtësia shqiptare Plaurent Dervishaj e la të lirë në vitin 2017, edhe pse ka qenë i dënuar me burg përjetë në mungesë.
Më 20 qershor 2019, atij i’u bë një atentat teksa udhëtonte në një makinë “Range Rover”. Dervishaj njihet edhe si kunati i Lul Berishës, i cili ishte një subjektët e parë të OFL. Suel Çela në vitin 2019 mori pafajësinë nga Krimet e Rënda për përplasjen e ndodhur tek Tregu Agro-Ushqimor në shtator 2017 në Elbasan. Prania e tij në mbrëmjen ku makina e policisë u godit nga një “Audi”i blinduar nuk u arrit të faktohej.
Çfarë i kërkon OFL-ja që të deklarojnë?
“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.