VIDEOLAJM/Ngacmimet seksuale në ushtri, Xhaçka: Krijohet struktura mbrojtëse

Nuk është folur shumë por vajzat dhe gratë që janë pjesë e Forcave të Armatosura në Shqipëri, nuk janë imune nga ngacmimet seksuale. Referuar një studimi të NATO-s, 1 në 12 femra në ushtrinë shqiptare kanë rënë pre e ngacmimeve seksuale. Të martën, Ministrja e Mbrotjes, Olta Xhaçka theksoi se ngacmimet seksuale janë një fenomen që godet Forcat e Armatosura edhe më moderne se ato shqiptare. Për nga vetë natyra e mbyllur e ushtrisë nuk jepet informacion për raste konkrete por statistikat e NATO-s ku bën pjesë dhe Shqipëria flasin se deri në 2018 deri, 38-40% e vajzave dhe grave në ushtrinë më të mëdha e moderne, kanë rënë pre e ngacmimeve seksuale. Sot 18.2% e personelit civil dhe ushtarak në Forcën e Armatosur janë gra e vajza. Xhaçka prezantoi dhe një paketë me politika kundër ngacmimit seksual në FA.

Sipas ministres kjo paketë është një nga gurët e themelit të transformimit dhe emancipimit të FA. Dokumenti synon të parandalojë dhe reduktojë të gjitha format e dhunës, ndërkohë Ministria e Mbrojtjes është institucioni i dytë publik me një politikë kundër ngacmimit seksual. “Sot kemi një forcë moderne, që po evoluon e profesionalizohet nga dita në ditë. Krenare që trendi i viteve të fundit i përfshirjes së grave dhe vajzave është në kahun e duhur. Çdo grua dhe vajzë që dëshiron të kontribuojë për vendin duke u angazhuar në FA, ka sot një garanci më tepër. Personalisht do vijoj angazhimin në mbrojtje të autoritetit të vajzave dhe grave, si motori energjik i FA”. Xhaçka tha edhe se Ministria e Mbrojtjes është institucioni i dytë publik me një politikë kundër ngacmimit seksual.

Struktura ngarkohet me ligj që të marrë të gjitha masat për të parandaluar çdo formë të ngacmimit seksual dhe të dhunës në ushtri. Sipas nismës ngacmimi seksual nënkupton të gjitha orvatjet e padëshiruara seksuale, kërkesa për favore seksuale dhe sjellje të tjera verbale apo fizike me natyrë seksuale, të kryera gjatë apo jashtë orarit të punës, kur një sjellje e tillë bëjet për emërimin, punësimin, kualifikimin, përparimin në gradë apo për çdo favor tjetër, ose për të krijuar një mjedis pune frikësues, armiqësore dhe fyes. Kur një punonjës bie pre e ngacmimit ose dhunës, ndjek procedurën formale dhe informale.

Procedua informale synon të zgjidhë mosmarrëveshjen përmes ndërhyrjes së eprorit. Procedura formale ndiqet kur rasti është më serioz dhe nuk zgjidhet me procedurën informale. Ngacmimet seksuale përfshihen tek shkeljet e rënda sipas ligjit për disiplinën në Forcat e Armatosura. Nisma ligjore përmban disa rregulla që duhet të zbatohen nga ushtarakët, ku përfshihet ruajtja e standardeve etike, respekti për kolegët, të ketë njohë kufijtë e ngacmimit, të mos keqpërdorë pushtetin etj. Nga ana tjetër, lejohen komentet pozitive mbi veshjen, shakatë që nuk përbëjnë ngacmim, komplimentet për pamjen etj.

https://www.facebook.com/kohajone/videos/747507259109639/?__xts__[0]=68.ARDvbf_kJswojKckIJ1zQCR_JlPaLtGa9rhcwu93zb0QGuMsfcQ6gLcPFHyGYWB3BXNZXomHCDASuPfiUsOuDFOHaR8hIR3rK21teidCubCTKctAFq1MI7vzxKFFd1kqHJfOfjSRt5bSZcCCeV6ylFgp0_9e9M0W46SF0F5UzjdQ-_5RSiY4M1s-0r3o6AZPUB07767nt32AmDtbMH1OE1aKtkVOPmbIEPAqFDge9tw3W31TpCnU-OgMBXjr1H19Qgnj1YtjSUBtlhE_NRR0K27G5TaCqRwfUe47SnzHbv5X93OE2BNvDx-0i37kB53QXHn03e1G_CE7_WOhbSVHTPETdOec8VfCrFYYbg&__tn__=-R

 

SHKARKO APP