VIDEO/Përplasje e dhunshme me policinë dhe banorët në Vlorë
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=1ecnXGJ4bOA” width=”560″ height=”315″]
Rikthimi i IKMT në Vlorë për të vijuar me aksionin për lirimin e hapsirave publike në kuadër të projektit Lungomare është shoqëruar me tensione dhe përplasje.
Inspektorët kanë hasur në rezistencën e pronarëvë dhe punonjësve të tre objekteve të planifikuara për tu prishur, por dhe banorëve të zonës që kishin dalë në mbështetje të tyre.
Ndaj policisë nuk u kursyen as gurët, ndërsa të plagosur mbetën disa prej protestuesve që po marrin mjekim në spital
“IKMT ka rinisur aksionin ditën e sotme për lirimin e hapësirave publike në kuadër të projektit të Lungomares. Kanë qenë tre objekte të planifikuara për tu prishur ndërkohë që rezistenca e banorëve ka qenë prej momenteve të para kur kanë mbërritur këtu forca të shumta të policisë sëbashku me mjetet e rënda të IKMT. Janë përplasur me forca të policisë, kanë qëlluar me gurë, ka pasur edhe njerëz që janë drejtuar drejt spitalit rajonal të Vlorës me plagë, kryesisht në pjesën e kokës” informoi gazetarja jonë Jerola Ziaj.
Megjithatë IKMT ka arritur të ndërhyjë në njërin prej objekteve duke prishur kështu objektin e parë që ndodhet përgjatë rrugës Skelë-Uji i ftohtë.
Aktualisht objekti është në proçes prishje.IKMT është i vendosur për të prishur të tre objektet e parashikuara për tu shembur gjatë ditës së sotme edhe pse mendohet se edhe në dy objektet e tjera do të ketë rezistencë të pronarëve dhe të punësuarve ashtu si në objektin e parë. Bëhet fjalë për tre njësi shërbimi hoteleri, restorante dhe menaxhim plazhesh që operojnë prej shumë vitesh në Vlorë.
Shumë prej tyre kanë pasur proçese gjyqësore deri në Strasburg ku kanë arritur dhe të përfitojnë një vlerë shpronësimi me të cilën nuk kanë qenë dakord.
Ata thonë se projekti i Lungomares është ndryshuar. Në njërin prej tyre e kanë pritur IKMT me pankarta me thirrje në drejtim të Kryeministrit Rama.
Ata kanë kërkuar praninë e tij sot në Vlorë sikurse dhe prezencën e kreut të Bashkisë Vlorë për tu shpjeguar se pse është tjetërsuar projekti dhe çfarë po ndodh realisht me Lungomaren, por dhe për ti vënë para përgjegjësisë për prishjen e objekteve të tyre.
Situata vijon të mbetet e tensionuar ndërsa e gjithë zona është blinduar nga forca të shumta policie, mes tyre edhe ato të FNSH.
KOHA JONË SONDAZH

