VIDEO/Shoferja polices: Pse gënjen, o mashtruse

 [youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=leKTldYvoDU” width=”560″ height=”315″]

Një vajzë ka debatuar ashpër me një police, pasi kjo e fundit i ka vënë gjobë. Në fakt, ajo që e ka irrituar vajzën nuk është gjoba, por një detaj në plotësimin e gjobës.

Kjo sepse policja me emrin Brunilda Ballgjini në gjobë ka shkruar që shoferja nuk është prezente, ndërkohë që ajo ishte. Vajza tregon se ka qenë duke kërkuar vendparkimi, por kur ka marrë gjobën ajo ka parë që në të cilësohej se shoferja “nuk ishte prezente”. Menjëherë vajza ka filluar të filmojë teksa i kërkon llogari polices, por kjo e fundit nuk ka një përgjigje dhe i shmanget asaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pershendetje staf i JOQ! Doja te ndaja me ju nje shqetesim ndaj nje policeje, per nje sjellje arrogante e te paprecedente sot ndaj meje. Munda ta filmoj me celular vetem pak pasi me vuri nje gjobe padrejtesisht dhe ku mashtroi, shkroi qe : “nuk eshte prezent” ne fleten e gjobes, nderkohe qe une isha gjithe kohes prezent aty qe kur filloi te shkruante gjoben dhe pasi pashe kete genjeshter flagrante e ordinere te saj, hapa kameren e celularit qe ta filmoja dhe nderkohe e pyeta pse genjeu kaq paturpesisht, ajo ikte nga une me te katra, sic iken nje kriminel fajtor me vrap nga vendi i krimit.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu vajza thotë se i ka thënë polices se nuk ka përse ta gjobisë sepse po pret vetëm një minutë për të parkuar, por ajo i është përgjigjur me fjalët: “Jo gjobë që do marrësh, po do ta vë 30 mijë lekë nga inati”.

“Faleminderit nese me ndihmoni ta publikoni, sepse ishte nje mashtrim i hapur dhe nje fyerje flagrante ndaj meje, nga ana e nje uniforme blu, e cila presupozohet qe te na mbroje e qe perfaqeson ligjin, jo qe iken me te katra kur e pyesin me te drejte per arsyen e genjeshtres ne gjobe. Plus kesaj, gjate kohes qe e filmoja me tha qe do te shoqeroj ne komisariat, per faktin se po e pyesja dhe po e filmoja.”

Më poshtë debati i shoferes me policen, ku ajo i kërkon llogari, por policja i shmanget, madje i thotë që do ta çojë në komisariat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?