Vidhen e shiten për skrap rrjetat e Rrugës së Kombit

Vjedhësit e materialeve për skrap, po çmontojnë rrjetat dhe mbrojtëset metalike në Rrugën e Kombit përgjatë segmentit Kukës -Morinë.
Reduktimi cdo ditë i rrjetave për mbrojtjen nga rrëshqitjet e dherave e gurëve dhe mungesa e mbrojtësve metalike përgjatë kësaj arterie mjaft të rëndësishme tregojnë qartë që hajdutët punojnë fare të qetë gjatë natës duke i çmontuar ato.
Çmontimi i rrjetës metalike, favorizuar dhe nga terreni i thepisur, shpesh herë ka sjellë rrëshqitje të dherave e gurëve që në jo pak raste kanë shkaktuar dëme ne automjetet që përshkojnë këtë rrugë.

SHKARKO APP