Vidhet banesa e Getoarit në Tiranë. I marrin orën 35 mijë euro

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona nga Kamza nën akuzën e vjedhjes.

Mësohet se të arrestuarit janë të moshës 17 vjeç dhe 20 vjeç. Ata kanë hyrë në shtëpinë e këngëtarit Kosovar Getoar Selimi, ku ai jeton me moderatoren Marin Vjollca.

Sipas “Panorama.al”, këngëtarit i është vjedhur një orë që kushton 35 mijë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autori i grabitjes është një 17 vjeçar me inicialet D.K, i cili pasi e ka marrë orën nga shtëpia e këngëtarit, ia ka dhënë të arrestuarit tjetër, 20 ­vjeçarit Mërgim Lala.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ora u gjend në banesën e këtij të fundit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?