Vidhet një apartament në Korçë, policia në kërkim të autorëve

Një apartament në Korçë ka rënë pre e vjedhjes. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.9 të qytetit juglindor.

Raportohet se autorët e vjedhjes kanë pikasur faktin se në banesë nuk ka pasur njeri, ndërsa kanë marrë prej aty disa sende me vlerë.

Kur familjarët kanë shkuar në banesën e tyre, kanë parë se dikush kishte hyrë brenda forcërisht, ndërsa kanë sinjalizuar policinë. Ata deklaruan para oficerëve të policisë së hajdutët kanë marrë 3 ora dhe 2 unaza. Aktualisht policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?