Vidhnin energji për lokalin e hotelin, dy të rinj në pranga

Njëri vidhte energji elektrike për lokalin e tij, ndërsa tjetri për hotelin, që kishte në pronësi. Ndonëse ndryshonin hoteli me lokalin, apo sasia e energjisë së vjedhur, të dy janë arrestuar nga policia e Vlorës në orët e para të ditës së mërkurë.  Policia rajonale bëri të ditur arrestimin në flagrancë të 25-vjeçarit Admir Çura, banues në fshatin Radhimë. – “Gjatë kontrollit të ushtruar, në bashkëpunim me grupin e OSHEE-së, në lokalin e tij ‘Labëria’, u konstatua vjedhja e energjisë elektrike në mënyrë të paligjshme”, saktësoi policia. Po për vjedhje energjie, në Sarandë është arrestuar edhe  Ruhi Çela, 47 vjeç, pasi sipas policisë, grupi i OSHEE-së konstatoi ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike, në hotelin e tij “Tatëzati”.

SHKARKO APP