Vidhnin kasetat shpërndarëse të internetit nëpër pallate, në pranga dy të rinj në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy të rinj, të cilët dyshohet se vidhnin kasetat shpërndarëse të internetit nëpër pallate duke dëmtuar fibrat optike dhe së fundmi ne zyrat e njësisë se mirëmbajtjes se rrjetit elektrik në kryeqytet.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, pas kallëzimeve të marra nga administratorët e disa pallateve për vjedhjen e kasetave shpërndarëse te internetit duke këputur fibrat optike, si dhe së fundmi për vjedhjen një nga zyrat e njësisë së mirëmbajtjes së rrjetit elektrik në Tiranë, kanë organizuar punën duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve – E. D.,23 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, dhe B. K.,31 vjeç banuese në Tiranë.

Sipas policisë, gjatë momentit të arrestimit policia u gjeti dhe sekuestroi edhe materialet elektrike të vjedhura, konkretisht një njësi qendrore kompjuteri, dhjetëra metra tel alumini e kabllo elektrikë.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit u bë dokumentimi edhe i një sërë vjedhjeve të kryera nga këta persona në periudhën shkurt-mars nëpër ambientet e përbashkëta të pallateve në kryeqytet, ku kanë vjedhur kasetat shpërndarëse te internetit duke këputur fibrat optike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim në më shumë se një herë.

SHKARKO APP