Vidhte banesa, pranga 23 vjeçarit në Krujë

Policia e Krujës ka arrestuar një 23 vjeçar, i dyshuar si autor i disa vjedhjeve.

Shtetasi E. S, banues në Fushë Mamurras është autori i dyshuar i shtatë vjedhjeve të ndodhura më parë dhe një tjetre të mbetur në tentativë.

-Më datë 26.08.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit O. Xh., rreth 30.000 lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

-Më datë 26.08.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetases R. M., rreth 30.000 lekë, 2 aparat celular dhe bizhuteri floriri.

Swiss Digital Mobile Reklama

-Më datë 15.12.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit A. L., një laptop.

-Më datë 27.11.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit L. P., rreth 30.000 lekë dhe një televizor.

-Më datë 19.10.2020, dyshohet se ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit Sh. Z., por pasi është pikasur nga pronari i shtëpisë është larguar.

-Më datë 10.10.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit T. Gj., rreth 70.000 lekë.

-Më datë 13.07.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetases A. D., disa sende shtëpiake.

-Më datë 13.08.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit A. C., rreth 3 milion lekë dhe bizhuteri floriri.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?