Vidhte me dhunë këmbësorët që kalonin për në zonën e plazhit, arrestohet 29-vjeçari

Finalizohet operacioni i koduar “Përsëritësi”.

Vidhte me dhunë nëpërmjet kanosjes me thikë, këmbësorët që kalonin për në zonën e plazhit, vihet në pranga 29-vjeçari me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjes.

Zbardhen dhe dokumentohen 4 vjedhje me dhunë, të ndodhura muajt e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, si rezultat i një pune të mirorganizuar, në kuadër të operacionit policor “Përsëritësi”, arrestuan shtetasin:

Swiss Digital Mobile Reklama

E. H., 29 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas dyshohet se muajt e fundit ka kryer disa vjedhje me dhunë ndaj këmbësorëve, nëpërmjet kanosjes me thikë, të renditura si më poshtë:

– Më datë 10.05.2020, në lagjen nr. 14, te Ura e Dajlanit, i ka vjedhur me dhunë, 30.000 lekë, shtetasit R. Xh., 62 vjeç, banues në Arapaj, Durrës.

– Më datë 26.05.2020, në lagjen nr. 4, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur shtetasit E. I., një aparat celular dhe shumën prej 6000 lekësh.

– Më datë 28.04.2020, në lagjen nr. 17/1, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur shtetasit A. M., një aparat celular.

– Më datë 07.05.2020, në lagjen nr. 14, Durrës, dyshohet se nën kërcënimin e thikës, i ka vjedhur shtetasit G .S., shumën prej 22.000 lekësh.

Materialet në ngarkim të shtetasit E. H. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?