Vidhte motoçikleta dhe i çmontonte për t’i shitur, arrestohet 33-vjeçari
Një 33-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi akuzohet për grabitje.
Sipas policisë, 33-vjeçari E,GJ, vepronte duke vjedhur motoçikleta në zona të ndryshme të qytetit, të cilat më pas i çmontonte në pjesë për t’i shitur.
Dyshohet se pjesët e motomjeteve përfundonin kryesisht në subjekte që tregtojnë pjesë këmbimi automjetesh.
Nga hetimet rezulton se i arrestuari ka kryer 6 vjedhje gjatë muajve mars dhe prill 2026.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia ka sekuestruar pjesë të ndryshme motomjetesh, të dyshuara si të vjedhura.
Në vijim të operacionit, është proceduar penalisht edhe shtetasi Y. D., 39 vjeç, i dyshuar se ka përvetësuar një motomjet dhe pjesë të tjera të siguruara nga i arrestuari.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
KOHA JONË SONDAZH

