Vigjilja e Pashkës/ Ilir Meta: Drita e Krishtit të ndriçojë përherë zemrën dhe familjet tuaja!
Ish-presidenti Ilir Meta ka uruar besimtarët katolikë në vigjilje të Pashkës. “Drita e Krishtit të ndriçojë përherë zemrën dhe familjet tuaja!”, shkruan Meta në urimin e tij.
“Në vigjilje të Pashkës së Madhe, u përcjell besimtarëve të krishterë katolikë dhe ungjillorë urimin më të përzemërt për sa më shumë mbarësi, shëndet, begati dhe lumturi!
Drita e Krishtit të ndriçojë përherë zemrën dhe familjet tuaja!
I bashkohem lutjes së Papa Leone XIV:
“Paqja qoftë me ju, kjo është paqja e Krishtit të ringjallur, një paqe çarmatuese, e përulur dhe ruajtëse, që do të hyjë në zemrat tuaja, në familjet tuaja dhe në të gjithë botën.”
Nga mot gëzuar Pashkën!
KOHA JONË SONDAZH

