Vijimi i aksionit opozitar? Basha: Nesër vendosim me forumet
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, pas protestës së djeshme të opozitës po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarët. Ai bëri me dije, se për vijimin e protestës opozitare, do të thërrasë nesër forumet më të lartë të partisë.
“Nuk do të ketë asnjë hap pas, vetëm përpara. Falenderoj socialistët që iu bashkuan dje protestës, disa i takova, duke dhënë një mesazh të qartë, kjo është beteje për transforimin e Shqipërisë. Kemi dhe do të kemi mbështetjen e atyre që nuk pranojnë pandëshkueshmërinë e politikanëve të kapur dhe afera. Nesër kam thirrur forumet më lë larta të PD-së për aksionin opozitar”,-tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

