Vijojnë përplasjet mes policisë dhe protestuesve jashtë Kuvendit, tentohet çarja e kordonit
Aktualitet E Enjte, 24 Shtator 2026 13:10
Situata është përshkallëzuar gjatë protestës së zhvilluar pranë Parlamentit, ku një grup protestuesish ka tentuar të çajë kordonin e policisë.
Efektivët kanë ndërhyrë për të larguar protestuesit dhe për të ruajtur perimetrin e sigurisë rreth godinës së Kuvendit.
Përplasjet mes protestuesve dhe policisë kanë vijuar për disa minuta, ndërsa situata mbetet e tensionuar.

