Vijojnë punimet për rehabilitimin e banjave të Bënjës, potencial i madh turistik

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj informoi sot se punimet në kuadër të projektit “Bënja-Destinacion Ndërkombëtar Turistik” po vijojnë me ritme të qëndrueshme, me synim rehabilitimin e zonës, përmirësimin e infrastrukturës turistike dhe organizimin e shërbimeve për vizitorët, duke ruajtur dhe promovuar vlerat e veçanta natyrore.

Jaupaj bën me dije se “zona ndodhet aktualisht në proces rehabilitimi dhe ndërhyrjet nuk kanë përfunduar ende. Për këtë arsye, pamjet e publikuara së fundmi pasqyrojnë faza të përkohshme të punimeve dhe jo gjendjen përfundimtare që do të marrë destinacioni pas përfundimit të projektit”.

Sipas njoftimit, ndërhyrjet po realizohen në harmoni me mjedisin natyror dhe pa cenuar përvojën e vizitorëve, të cilët vijojnë të frekuentojnë banjat termale dhe atraksionet e tjera të zonës. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura po monitoron nga afër zbatimin e projektit, me qëllim garantimin e ruajtjes së vlerave natyrore të Bënjës dhe zhvillimin e saj sipas parimeve të turizmit të qëndrueshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas përfundimit të punimeve, Banjat e Bënjës do t’u ofrojnë vizitorëve një eksperiencë edhe më cilësore, duke ndërthurur pasuritë natyrore, historinë, peizazhin unik dhe standardet bashkëkohore të zhvillimit turistik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?