Vijon aksioni i IMKT-së në Vlorë, deri më tani 81 objekte të shembura

Inspektoriati i Mbrojtjes dhe Kontrollit të Territorit ka shembur deri më tani 81 objekte në lagjen “Kushtrim” të Vlorës, në kuadër të lirimit të hapësirës për jetësimin e projektit të rrugës “Transballkanike”, që do të lidhë Vlorën me autostradën e Levanit.

Sipas burimeve pranë këtij Inspektoriati mësohet se nga dita e hënë, kur ka filluar puna për shembjen e ndërtimev e në Vlorë, konkretisht në Lagjen “Kushtrim” , numri i objekteve që deri më tani janë shëmbur është 81, teksa ende nuk është bërë i ditur numri i plotë i objekteve që do të prishen.

 

SHKARKO APP