Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Përjashtimi në Kuvend
  • Protesta studentore
  • Procesi i Berlinit
  • Balla kundër Berishës
  • Dhomat e Specializuara
  • Protestat në Francë
  • Ilir Meta
  • Kandidatura e LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Përjashtimi në Kuvend
  • Protesta studentore
  • Procesi i Berlinit
  • Balla kundër Berishës
  • Dhomat e Specializuara
  • Protestat në Francë
  • Ilir Meta
  • Kandidatura e LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vijon debati për 12-katëshin në Lezhë/ Lleshaj: E certifikuam 2 herë. Ish-deputetja: Kërkoni falje!

Aktualitet E mërkurë, 4 Dhjetor 2019 16:56
Vijon debati për 12-katëshin në Lezhë/ Lleshaj: E certifikuam 2 herë. Ish-deputetja: Kërkoni falje!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një ditë pasi përplasjes mes ministrit të Brendshëm me shefin e Urbanistikës në Lezhë për gjendjen e një pallat 12 katësh në këtë qytet, Sandër Lleshaj është përfshirë sërish në një debat për këtë çështje. Teksa konfirmoi se në bazë të dy inspektime nga ekspertë të huaj dhe shqiptarë, u verifikua se ky pallat është i banueshëm dhe se qytetarët mund të hynin brenda, ndërkohë që këta të fundit i kanë kërkuar ekspertizën me dokument dhe vulë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndërkohë në debat është përfshirë dhe ish-deputetja e PD-së Lindita Metaliaj, e cila i ka kërkuar emrat e eksperteve, apo dhe dokumente që verifikonin certifikimin e pallatit.

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 2 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 2 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 3 orësh

“Kam ardhur për të parë edhe njëherë shqetësimet që kanë ngritur banorët e këtij pallati. Po ta shkurtoja gjithë përkufizimin e kësaj situate, kësaj i thonë shumë zhurmë për asgjë. Në harkun e 24 orëve janë bërë dy ekspertiza, një nga ekspertë shqiptarë dhe një nga ekspertë izraelitë dhe konkluzioni është i njëjtë, – pallati nuk ka asnjë problem me sigurinë e tij.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

E gjithë zhurma e ngritur është një “shumë zhurmë, për asgjë”, e me këtë rast dua t’i ftoj të gjithë banorët e pallatit që të kthehen në shtëpitë e tyre, t’i kthehen jetës normale dhe të na lënë mundësi të merremi me problemet e shumta që ka në vendet e tjera. Problemet nuk janë në këtë pallat. Probleme ka shumë, tërmeti ka krijuar shumë probleme, por jo këtu.
Problemet janë gjetiu, janë në Laç, janë në Durrës, janë në Thumanë e të tjera. Këtu njerëzit duhet të kthehen në jetën e tyre të përditshme, sepse nuk ka asgjë për t’u shënuar dhe asgjë për t’u shqetësuar. Nuk ka asnjë problem me sigurinë e këtij pallati të certifikuar dy herë brenda 24 orëve, dhe banorët duhet të kthehen në shtëpitë e tyre. Dhe ju lutem të gjithë atyre që po e përdorin këtë kohë për të bërë zhurmë, të mos bëjnë zhurmë kot.
ekspertë nga gjithë bota, për të na ndihmuar, lus të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë,- të ndihmojnë, – dhe lus të gjithë ata që nuk kanë ndërmend të ndihmojnë, – të paktën të heshtin dhe të mos përhapin, as panik, as të mos ngatërrojnë. Kjo është ajo që kërkohet. Ose të ndihmojnë, ose të tërhiqen dhe të mos ngatërrojnë njerëzit.
Vëllezër e motra, të gjithëve ju ftoj edhe njëherë: – kthehuni në shtëpitë tuaja, pallati është i qëndrueshëm, i konfirmuar dy herë, nga dy palë ekspertësh, shqiptarë dhe izraelitë! Ju ftoj të ktheheni në shtëpitë tuaja dhe mbyllni veshët për çdo njeri që përhap lajme të pavërteta dhe të pasakta. Ju faleminderit!”, tha Lleshaj.

DEBATI ME ISH-DEPUTETEN

Nje banor i pallatit: Duam të shohim dokumentin me firmë
Lleshaj: Jo nuk kam

Lindita Metaliaj: Zoti ministër, në këtë pallat banojnë 140 familje. E duam një shkresë, me firmë dhe vulë. Ekspertët nuk i kishin të gjitha pajisjet. Si mundet vetëm me fjalë. Kush janë ekspertët zoti ministër?

Lleshaj: Po lërë mo ti…Do ti biem tek ti? Do t’i certifikosh ti?

Lindita Metaliaj: Ju nuk i certifikoni dot, ju nuk jeni ekspert zoti ministër. Dhe në radhë të parë ju duhet t’i kërkoni falje popullit të Lezhës për fyerjen dhe arrogancën që i bëtë dje.
Lleshaj: A për këtë ke ardhur ti?

Lindita Metaliaj: Jo jo, unë jam banore këtu, jam në mbështetje të qytetarëve.
Lleshaj: Kush jeni ju?

Lindita Metaliaj: Unë jam Lindita Metaliaj dhe kam ardhur në mbështetje të qytetarëve.
Lleshaj: Ku banoni ju?

Lindita Metaliaj: Banoj në lagjen “Besëlidhja” dhe jam këtu për të mbështetur qytetarët.
Lleshaj: Edhe ke ardhur këtu?! Shko edhe gjej punën.

Lindita Metaliaj: Të lutem, nuk ma tregoni ju punën mua. Ju gjeni punën ku e keni.
Qytetari: Zoti ministër, veç me çekiç nuk certifikohet pallati.

Lindita Metaliaj: Dhe turp të keni për arrogancën.

Ndërkohë një banor i këtij pallati në një prononcim për gazetarin e ‘News24’ dhe Balkanweb’ Elidon Ndreka tha se do të kërkojnë një inxhinier privat për të bërë ekspertizën e kësaj ndërtesë, ndërsa theksoi se kjo çështje po fsheh një lojë.
“Kur erdhën për inspektim ata të bashkisë thanë se pallati është i pabanueshëm dhe të dilnim jashtë. Por ministër i Brendshëm erdhi dhe bashkë me inxhinierë shqiptarë dhe të huaj bënë inspektimin, por dhe ata ishin me mjete si ato të Lezhës, me një çekiç. Ata s’po kuptoheshin mirë në anglisht. Po dyshonin që kolonat e trarët e pallatit mund të kenë probleme, por s’thanë asnjë firmë ku të mbanin përgjegjësi që të futemi apo jo në pallat. Këtë gjë ia bëra pyetje dhe ministrit të Brendshëm se kush e mban përgjegjësinë. Ne do adresohemi tek një inxhinier privat, dhe më pas shumë e shumë më lart. Më duket një lojë jo shumë e mirë”, tha banori.

Etiketat e lidhura

lezheLleshajpallatiPDtermeti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 1 ore

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 2 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 2 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 5 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 ”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 2 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 7 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.