Vijon dëbora në Korçë, asnjë borëpastruese në terren
Aktualitet E Hënë, 13 Shtator 2021 23:06
Në qytetin e Korçës vijojnë reshjet intensive të dëborës, duke shkaktuar edhe problem në qarkullim.
Deri tani raportohet se asnjë masë nuk është marrë për pastrimin e rrugëve brenda qytetit.
Si pasojë e dëborës vijojnë problemet me qarkullimin në aksin rrugor Korçë-Kapshticë. Situata vazhdon të jetë e rënduar, pasi asnjë borëpastruese nuk ka në terren, ndërsa qarkullimi i makinave bëhet vetëm me zinxhirë.
KOHA JONË SONDAZH

