Vijon fluksi i rënduar i makinave nga bregdeti, Policia: Në 24 orë pezulluam 46 leje drejtimi, 18 drejtues janë arrestuar
Policia Rrugore lajmëron se vazhdon që të jetë i lartë ende numri i automjeteve që lëvizin nga qytetet bregdetare në drejtim të Tiranës dhe të pikës kufitare në Morinës.
Në njoftimin për media, Policia Rrugore shprehet se në 24 orët e fundit janë pezulluar 46 leje drejtimi, 18 drejtues mjetesh janë arrestuar dhe janë marrë 1237 masa administrative, pasi shoferët nuk kanë respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.
Njoftimi i Policisë Rrugore:
Drejtoria e Policisë Rrugore, 7 shtator 2020.
Gjatë orëve të mbasdites së sotme në akset rrugore bregdetare ka patur dhe vijon të ketë fluks të shtuar në kthim në drejtim të Tiranës dhe Morinës. Në të gjitha akset rrugore nacionale ka fluks, por pa krijuar vonesa apo bllokime.
Policia Rrugore ka shtuar prezencën e shërbimeve me uniformë në rrugë, por edhe të shërbimeve civile në patrullim, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 46 leje drejtimi, 18 drejtues mjetesh të arrestuar dhe 1237 masa administrative.
Gjatë 24 orëve të fundit dhe deri në këto momente kanë vijuar dhe vijojnë kontrollet me radar e drager dhe me patrullime në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor 📸🚔🚓✍, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore🚑.
Si rezultat i kontrolleve me radar janë konstatuar dhe iu është pezulluar leja e drejtimit 34 drejtuesve të mjeteve që drejtonin mjetet me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 40 deri në 80 km/h mbi normën e lejuar 🙏✈️!!!. 🏠????🚑????.
Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 12 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Janë arrestuar në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti në gjendje të dehur 8 drejtues mjetesh, ndërsa 12 të tjerë janë arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Janë vendosur 145 masa administrative për parakalime të gabuara dhe 11 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë dhe 4 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.
101 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit, 198 për përdorim të celularit, 103 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 368 masa për parkime të gabuara, 16 masa për shkelje të semaforit, 65 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve dhe 226 për shkelje të tjera të kodit rrugor.
Janë bllokuar 13 automjete, pasi rezultoi se drejtuesit e tyre kishin të pashlyera më shumë se 5 deri në 10 masa administrative.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, të mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos shkelin semaforin, të mos përdroin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të vendosin rripin e sigurimit si dhe kaskën mbrojtëse për motomjetet.
#zbatorregullatudhëtoisigurt
#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos🛫🛣️
#MosPërdor🥃gjatë drejtimit të🚘