Vijon i nxehti përvëlues në vend, temperatura deri në 42 gradë celcius

I nxehti afrikan vijon ndikimin e tij edhe gjatë ditës së sotme, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta, ku vlera ekstreme priten në zonat jugore deri në 42 gradë Celcius.

Orët e pasdites sjellin prezencë të vranësirave të pakta në të gjithë territorin e vendit, ku më të dukshme do të jenë në zonat verilindore dhe juglindore por mundësia për reshje është thuajse zero. Rritet ndjeshëm lagështira relative në ajër duke bërë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mesdita mbetet me vlera konstante duke u luhatur vlerat ditore nga 17°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 42°C vlera më e lartë përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?