Vijon kaosi i qarkullimit te ish-“Astiri”, ARRSH devijon trafikun sërish

NJOFTIM PËR MEDIAN DHE OPINIONIN PUBLIK NGA ARRSH

Në vijim të punimeve për Lotin 1 dhe Lotin 2 të Unazës së Re, segmenti rrugor “Sheshi Shqiponja-Pallati me shigjeta”, ju bëjmë me dije se:
Rreth rrotullimi provizor i krijuar në afërsi të “Ozone” (Astir) do të eleminohet, si rrjedhojë lëvizja në të dyja drejtimet e rrugës “Teodor Keko” do të vijojë pa kryqëzim në nivel.
Aksesimi i bulevardit “Migjeni” do të bëhet vetëm nga drejtimi i lëvizjes “Sheshi Shqiponja Pallati me Shigjeta”.
Aksesimi i Unazës nga bulevardi “Migjeni” do të bëhet vetëm në drejtimin e lëvizjes Sheshi Shqiponja-Pallati me Shigjeta.
ARRSH do të bëjë njoftimin e radhës, në sajë të ecurisë së punës, për menaxhimin e trafikut në afërsi të “Sheshit Shqiponja”.
Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?