Vijon ndërhyrja e FA për shuarjen e zjarreve në Dajt dhe Pukë, Ministria e Mbrojtjes tregon pamjet

Forcat e Armatosura vijojnë operacionet për përballimin e situatës së zjarreve në disa zona të vendit.

Ministria e Mbrojtjes ndau sot pamje në rrjetet sociale të punës së zjarrfikësve në terren të angazhuar më malin e Dajtit dhe në disa zona në Pukë.

Sipas MM-së vëmendja kryesore mbetet në malin e Dajtit, ku vijon ndërhyrja me 30 efektivë të FA-së, të mbështetur nga ajri me helikopter.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministria e Mbrojtjes theksoi se pavarësisht vështirësive të terrenit, aktualisht nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, në Pukë situata ka shënuar përmirësim të ndjeshëm.

“Zjarri në Gjegjan, Gojan i Vogël dhe Gojan i Madh është shuar plotësisht, ndërsa vatra në Prozhëm vijon me intensitet shumë të ulët dhe është drejt shuarjes”, njoftoi MM.

Sipas MM-së, në zonë janë angazhuar 40 efektivë të FA-së, të mbështetur nga mjete dhe një helikopter.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?