Vijon numërimi në Kamëz, kryeson Mziu

Kanë mbetur edhe 13 QV për tu numëruar që bashkia e Kamzës të çertifikojë kryebashkiakun e ri që do të administrojë bashkinë e re për katër vitet e ardhshme. Paskuqani tashmë ka përmbyllur numërimin dhe mbetet zona e Kamzës.

Kryebashkiaku në detyrë dhe kandidat për të rimarrë drejtimin e Kamzës, Xhelal Mziu vijon të ruajë një avantazh me 2094 vota ndaj kandidatit të Aleancës për Shqipërinë Europiane Safet Gjici.

Të dhënat deri në orën 10:13 të mëngjesit të sotëm flasin për 21.101 vota për Mziun dhe 19.007 vota për Gjicin.

Në një prononcim për mediat, Mziu u shpreh i kënaqur me rezultatin paraprak, pasi sipas tij banorët janë ndrydhur nga presioni i pushtetit. Ai foli dhe për sfidat e mandatit të dytë.

“Fitorja nuk diskutohet por po shkon drejt thellimit. Unë prisja më shumë se kaq, por presioni i pushtetit qëndror ndaj qytetarëve duke përdorur të gjithë instrumentat me energjinë elektrike, me ndërtimet, me policinë e kanë ndrydhur votuesin gjatë fushatës elektorale.Nuk është marrë ajo çfarë mund të merrej. Sidoqoftë jam i kënaqur edhe me këtë rezultat, me rëndësi është fakti se unë do të jem Kryetar bashkie edhe për katër vitet e ardhshme.Do vazhdojmë punët që kemi patur por dhe të mbyllim projektin më strategjik të qytetit Ujësjellës-Kanalizime, një projekt që kap 55 milion euro. Ka një javë që ka filluar kompania austriake. Kjo është sfida ime e këtij mandate, por dhe mjaft investime të tjera”, tha ai.

SHKARKO APP