Vijon operacioni i Policisë Kufitare në plazhet e vendit

Policia Kufitare vijon operacionin për evidentimin dhe bllokimin e atyre mjeteve lundruese që janë pa dokumentacion, që nuk respektojnë rregullat e lundrimit, apo lundrojnë në zona që janë të ndaluara, ku pushuesit bëjnë plazh.

Përmes një njoftimi për shtyp, Policia e Shtetit bën të ditur se prej dy ditësh, Policia Kufitare ka nisur një operacion në shkallë të gjerë në të gjitha plazhet e vendit për bllokimin e të gjitha mjeteve lundruese që janë pa dokumentacion apo që shkelin perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesëve.

Gjatë dy ditëve në të gjitha plazhet e vendit janë bllokuar 11 mjete ujore, nga këto 1 skaf, 2 gomone e 8 motorrë uji.

Swiss Digital Desktop Reklama

Operacioni vjen në vijim të punës së përditshme të bërë nga Policia Kufitare që nga fillimi i sezonit veror e deri më datën 3 Gusht, ku gjatë kësaj periudhe janë bllokuar edhe 13 mjete të tjera ujore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?