Vijon operacioni “Perimetri” në Korçë, arrestohen 4 sirianë, njëri prej tyre kapet duke…

Policia e Korçës vijon goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor “Perimetri”, ku së fundi ka arrestuar 4 shtetas sirianë.

Njoftimi i plotë:
Njëri prej të arrestuarve, u kap duke transportuar kundrejt fitimit, me një mjet të vjedhur të cilin e drejtonte pa leje drejtimi, tre personat e tjerë (emigrantë të paligjshëm) si edhe nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatet e Policisë Devoll dhe Maliq, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
I. B., 34 vjeç; H. S., 23 vjeç; J. G., 36 vjeç dhe O. K., 29 vjeç, banues në Siri.
Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin rezulton se kanë vjedhur mjetin tip “Opel” në pronësi të shtetasit E. A., banues në Bilisht. Këtë mjet e drejtonte pa leje drejtimi shtetasi I. B., i cili synonte t’i transportonte tre shtetasit e tjerë drejt Tiranës.
Në afërsi të vendit të quajtur “Tyrbja e Gocës”, në Maliq, ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi dhe ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar lehtë të katërt këta shtetas, të cilët morën ndihmën e parë në spitalin e Korçës.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?