Vijon përplasja mes policisë dhe protestuesve, një i shoqëruar
Aktualitet E Enjte, 8 Tetor 2026 13:59
Vijon ende përplasja mes policisë dhe protestuesve.
Protestuesit e pranishëm janë përplasur fizikisht me efektivët, duke shtyrë kordonin e policisë. Ata kanë tentuar të shembin barrierat e vendosura përreth perimetrit të Kuvendit.
Gjithashtu policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit dhe për të rikthyer kontrollin në zonën përpara godinës së Kuvendit.
Ndërkohë policia ka shoqëruar një protestues.

