Vijon rrëshqitja e dheut në Torovicë, familjet e prekura në panik dhe pa një zgjidhje
Banorët e prekur nga rrëshqitjet e dheut në Torovicë të Lezhës kanë kaluar sërish të njëjtën situatë frike dhe paniku mbrëmjen e së dielës. Gazetari Gjergj Figuri raporton se si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë, ka pasur sërish lëvizje të tokës në këtë zonë.
Dy familje të rrezikuara janë larguar gjatë natës dhe më pas janë kthyer sërish ditën e sotme. Megjithatë, ata mbeten të rrezikuar.
Gazetari Figuri raporton se është kërkuar bërja e një studimi nga emergjencat civile për të vendosur hapat që do të merren, por ndërkohë familjet e prekura mbeten pa zgjidhje.
Banorët vijojnë të qëndrojnë në rrezik pasi nuk kanë se ku të shkojnë. /abcnews.al/