Vijon shkelja e moratoriumit në pyje ISHMP sekuestron 6m3 lëndë drusore
Në kuadër të zbatimit të Moratoriumit 10-vjeçar të Pyjeve gjatë inspektimeve të vazhdueshme në mbarë vendin, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve, ka sekuestruar mbrëmjen e kaluar në Dibër, 6 metër kub lëndë drusore që transportohej në mënyrë të paligjshme në një mjet tip Benz kamionçinë me targë AA296BC.
Lënda e sekuestruar transportohej nga shtetasi me iniciale F.Z. i cili është çuar për ndjekje penale.
Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve (ISHMP) siguron se kontrollet do të jenë të vazhdueshme dhe rigoroze në zbatim të Moratoriumit dhe u bën apel gjithë subjekteve dhe individëve që të respektojnë ligjin.

KOHA JONË SONDAZH

