Vijon spastrimi në Turqi, pezullohen nga detyra rreth 8 mijë policë
Autoritetet në Turqi kanë pezulluar nga detyra rreth 8 mijë oficerë policie në të gjithë vendin, përfshirë Stamboll dhe Ankara, pas dyshimeve për lidhje me grushtin e dështuar të shtetit. Lajmi u bë i ditur nga një zyrtar turk mbi sigurinë për Agjencinë e Lajmeve Reuters.
Ndërkohë numri i të arrestuarve ka shkuar në 6 mijë. Ata janë anëtarë të sistemit gjyqësor dhe ushtarak, përshirë gjeneralë, të akuzuar si pjesë e grushtit të shtetit.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan u zotua se do të pastrojë organet shtetërore nga “virusi” që shkaktoi revoltën.
Qeveria turke pretendon se pas plotit për të rrëzuar qeverinë qëndron kleriku Fethullah Gulen. Ky i fundit i ka mohuar me forcë këto akuza.
KOHA JONË SONDAZH

